Dardanët e dridhin Sofjen dhe Evropën me fitore spektakolare

  • 10 June 2019 - 22:45
Dardanët e dridhin Sofjen dhe Evropën me fitore spektakolare

Kosova ka marrë pikët e plota në Sofje, duke e mposhtur 3-2 Bullgarinë. Kosova e ka dominuar Bullgarinë në të gjitha aspektet në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”, dhe në me shumë meritë mori fitore 3-2.

Gjithçka nisi siç është më së miri për mysafirët. Ishte sulmuesi në top formë, Milot Rashica, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’, duke realizuar për 1-0.

Më pas, “Dardanët kishin raste të shumta shënimi, por nuk i konkretizuan dhe si pasojë e kësaj, pranuan gol në fund të pjesës së parë.

Ishte Ivelin Popov ai që shënoi për 1-1 në minutën e 43’, duke e mposhtur Aro Muricin ani pse e preku topin e maje të gishtërinjve.

Me të filluar pjesa e dytë, pas saktësisht pas 10 minutave, Kristian Dimitrov realizoi me kokë për 2-1 pas një harkimi nga këndi.

Por, disa minuta më vonë, sulmuesi në top formë, Vedat Muriqi, ishte ai që shënoi me kokë. Në minutën e 64’, ai realizoi për 2-2 duke ngritur në këmbë mijëra tifozë shqiptarë në “Vasil Levski”.

Më pas, pas krijimit të shumë rasteve deri në fund të ndeshjes, Elbasan Rashani shënoi për 3-2 në fund të ndeshjes, për t’ia siguruar Kosovës tri pikë të arta.

Kjo fitore është historike për Kosovën, e para në kualifikime për Kampionat Evropian, pasi ky është edicioni i parë që Kosova merr pjesë.

Image

(Kosova Sot Online)