Mbrojtësi i Bullgarisë tregon arsyet pse humbën kundër Kosovës

  • 11 June 2019 - 12:40
Mbrojtësi i Bullgarisë tregon arsyet pse humbën kundër Kosovës

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Bullgarisë, Ivan Goranov, ishte i zhgënjyer me disfatën 3:2 kundër Kosovës në stadiumin “Vasil Levski”, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Skuadra e Bernard Challandes ishte dominuese për pjesën më të madhe të ndeshjes të së hënës kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

“Të gjithë kolegët e mi po mendonin për ndeshjes. Humbje e rëndë. Ne e përmbysën rezultatin dhe po e kryesonim ndeshjen. Por, pastaj i bëmë disa gabime dhe e lamë rezultatin të kthehej”, ka thënë Goranov.

“Në këtë ndeshje ne ishim prapa tyre në aspektin fizik. Do të luftojmë deri në fund,  nuk kemi tjetër opsion. Ne luajmë për Bullgarinë dhe shpresoj se nuk do të kemi më disfata në shtëpi”.

Me këtë fitore, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A, vetëm me një pikë më pak sesa Anglia dhe Republika Çeke. Megjithatë, Anglia e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Image

 

(Kosova Sot Online)