Tifozët bullgarë tallen me barkun e sulmuesit të Kosovës

  • 11 June 2019 - 12:51
Tifozët bullgarë tallen me barkun e sulmuesit të Kosovës

Gazeta bullgare e sportit, Sportal.bg, raporton se tifozët e Kombëtares së Bullgarisë kanë gjetur ngushëllim për disfatën e së enjtes kundër Kosovës, duke u tallur me sulmuesin Atdhe Nuhiu, për format e tij fizike.

Kosova e mposhti Bullgarinë në Sofje mbrëmë me rezultat 3:2, në kuadër të Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu nuk u inkuadrua në lojë për asnjë minutë e megjithatë ai e ka marrë vëmendjen e tifozëve dhe mediave bullgare pas ndeshjes. 

Kur kishte dalë në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Bullgarisë, kamerat televizive e kishin kapur Nuhiun, i cili e kishte ngritur larg fanellën e tij.

“Momenti vjen nga nxehjet para duelit, për ne, të pafat. Futbollisti i Kosovës është Atdhe Nuhiu. Barku i sulmuesit është bërë “hit” në mesin e tifozëve të zhgënjyer të Bullgarisë”, shkruan Sportal.bg.

Image

(Kosova Sot Online)