UEFA e rikujton golin e jashtëzakonshëm të Shaqirit para tetë vjetëve

  • 11 June 2019 - 15:37
UEFA e rikujton golin e jashtëzakonshëm të Shaqirit para tetë vjetëve

Tani që janë duke u zhvilluar ndeshjet e Kombëtareve U-21 në kuadër të kualifikimit për Kampionatin Evropian, UEFA i ka rikujtuar disa ndër momentet më mbresëlënëse të këtij turneu, përfshirë këtu një gol të Xherdan Shaqirit.

Më 12 qershor të vitit 2011, Xherdan Shaqiri shkëlqeu si 19-vjeçar në Kampionatin Evropian për U-21, në ndeshjen kundër Danimarkës. Ai ia fitoi ndeshjen Zvicrës me supergolin e tij individual.

Shaqiri, i cili qysh atëherë kishte regjistruar më shumë paraqitje për ekipin e parë të Zvicrës sesa atë U-21, e kishte luajtur ndeshjen e parë për skuadrën e Pierluigi Tamit në nëntor të vitit 2009.

“Kishte shumë presion, por mua më pëlqen presioni dhe më pëlqen të luaj në një skenë të madhe si kjo. Isha i lumtur që pata mundësinë t’i ndihmojë skuadrës. Mendoj se ti gjithmonë e ndien presionin kur kthehesh të luash për U-21, pasi ke luajtur për ekipin e parë”, kishte thënë Shaqiri.

“Pritshmëritë janë shumë të mëdha. Kështu që unë dua të performoj sa më mirë këtu dhe unë pata mundësinë ta bëj pikërisht këtë gjë kundër Danimarkës. Jam shumë i kënaqur që fituam”.

(Kosova Sot Online)