“E dua në skuadrën time”, ish-mesfushori i Interit në sulm për futbollistin shqiptar

  • 11 June 2019 - 17:53
“E dua në skuadrën time”, ish-mesfushori i Interit në sulm për futbollistin shqiptar

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, është duke kaluar një formë të shkëlqyer. Si të mos mjaftonin golat me Rizersporin në kampionatin turk, sulmuesi 24-vjeçar, arriti të gjente rrugën e rrjetës edhe me përfaqësuesen dardane, në përballjen e djeshme ndaj Bullgarisë, duke konfirmuar momentin fantastik që po kalon.

Të shumta kanë qenë klubet e interesuara për ish-sulmuesin e Besës së Kavajës dhe Teutës. Së fundmi në skenë kanë dalë edhe nënkampionët e Bashaksheirit. Ish-mesfushori i Interit, Okan Buruk, i cili drejton aktualisht Bashaksheirin, ka shprehur dëshirën për ta pasur Muriqin në skuadër. 

“Çdo futbollist i mirë më intereson, e dua në skuadrën time.. Na mbetet të presim vendimin e Rizesportit për sulmuesin Vedat Muriqi”, u shpreh Okan për mediat turke. Kujtojmë që sulmuesi e mbylli edicionin e kaluar në Superligën turke me 17 gola dhe 8 asiste.

(Kosova Sot Online)