Hadërgjonaj e Rashica po e shijojnë bashkë kohën e lirë

  • 11 June 2019 - 18:13
Hadërgjonaj e Rashica po e shijojnë bashkë kohën e lirë

Florent Hadërgjonaj dhe Milot Rashica po e shijojnë kohën e lirë në Kosovë pas fitores së madhe dhe historike që e arritën mbrëmë ndaj Bullgarisë në Sofje, në kualifikimet e Evropianit 2020

Kosova e regjistroi mbrëmë një fitore të madhe dhe historike ndaj Bullgarisë në Sofje, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020.

Pas fitores 3:2, kontingjenti Verdhekaltër ka mbërri mbrëmë në Kosovë, ndërsa sot futbollistët po e shijojnë kohën e lirë.

Florent Hadërgjonaj dhe Milot Rashica e kanë postuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shihen në një kafene kosovare së bashku.

“Duke e shijuar kohën e lirë”, ka shkruar mbrojtësi i djathtë, i cili mbrëmë debutoi në ekipin e Bernard Challandes duke u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë në vend të Mërgim Vojvodës.

Image

(Kosova Sot Online)