Robben iu bashkohet tre shqiptarëve te klubi italian

  • 11 June 2019 - 19:04
Robben iu bashkohet tre shqiptarëve te klubi italian

Arjen Robben është pranë kalimin te Lazio, klubi italian ku luajnë tri yje shqiptare, Valon Berisha, Thomas Strakosha dhe Riza Durmishi.

Mediat italian raportuan gjatë fundjavës së Lazios i është ofruar Arjen Robben, i cili u përshëndet me Bayern Munich këtë verë pas një karrierë të bujshme në Bundesligë. Tani, Il Messaggero shkruan se Lazio është duke e përgatitur ofertën për legjendën holandeze.

35-vjeçari është lojtar ii lirë pasi këtë verë i mbaroi kontrata me Bayernin. Në të kaluarën, Lazio e kishte bërë një transfer të ngjashëm, duke e marrë në skuadër Miroslav Klosen më 2011.

Robben në Lazio do t’i bashkohej mesfushorit të Kosovës, Valon Berishës, portierit të Shqipërisë, Thomas Strakoshës dhe mbrojtësit të Danimarkës, Riza Durmishit.

(Kosova Sot Online)