Live: Shqipëria – Moldavia 2:0, mbyllet ndeshja feston Shqipëria

  • 11 June 2019 - 20:42
Live: Shqipëria – Moldavia 2:0, mbyllet ndeshja feston Shqipëria

Shqipëria luan sot ndeshjen e katërt në grupin kualifikues H, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë presin Moldavinë, në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje. Në ndryshim nga ndeshja me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion. Mavraj në vendin e Dermakut, ndërkohë që krahët e modulit 3-5-2 nuk ndryshojnë, me Lenjanin dhe Hysajn. Ndërkohë, Basha i ka lënë vendin Kaçes, ndërsa Xhaka Ramadanit. Ndryshime edhe në sulm, ku Uzuni dhe Sadiku, janë titullarë, teksa në Islandë ishin Cikalleshi dhe Balaj.

Pas 3 ndeshjeve të para, Shqipëria gjendet në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa edhe Moldavia.

Komenti Live:

90+2′ Fantastik Ylber Ramadani. Supergol i mesfushorit shqiptar.

Min67', Kuqezinjt janë në epërsi me golin e Sokol Cikalleshit.

61′ Moldavia provon të rrezikojë me Antoniuc, gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit.

59′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Lenjani, vendin e tij e zë Odise Roshi.

58′ Shqipëria kryen zëvendësimin e parë, largohet nga loja Sadiku, vendin e tij e zë Cikalleshi.

48′ Drithërima në portën e Shqipërisë. Suvorov lëviz bukur në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij ka qenë e gabuar.

Nis pjesa e dytë

39′ Damashkan provon të surprizojë me një goditje nga distanca, topi shkon në duart e portierit Berisha.

35′ Kaçe kroson bukur nga e djathta për Abrashin, i cili i ndodhur shumë pranë portës, nuk arrin ta devijojë topin me kokë

25′ Përsëri Shqipëria në kërkim të golit. Hysaj harkon në zonë për Uzunin, por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

24” Shpëtojnë për mrekulli moldavët. Sadiku provon me një predhë nga jashtë zonës, grushton portieri mik. Topi shkon më pas te Lenjani, i cili gjuan me të majtën, por ndalet nga mbrojtësi kundërshtar.

8′ Rast ideal për Shqipërinë. Pas një harkimi nga e majta e Lenjanit, topi ka shkuar te Hysaj, i cili ka qenë i pafat, duke mos shënuar nga fare pranë portës.

3′ Reagon menjëherë Shqipëria. Hysaj provon të harkojë një top të rrezikshëm në qendër të zonës për Uzunin, por gjuajtja e futbollistit beratas përfundon mbi kuadrat

Nis ndeshja 

(Kosova Sot Online)