Salahu zgjat pushimet, nuk i bashkohet Kombëtares së Egjiptit

  • 12 June 2019 - 10:59
Salahu zgjat pushimet, nuk i bashkohet Kombëtares së Egjiptit

Drejtori i skuadrës së Egjiptit, Ihab Leheta, ka zbuluar se Mohamed Salahu nuk i është bashkuar ekipit kombëtar sepse ai ka marrë pushime të zgjatura për shkak të sezonit të gjatë që e pati me Liverpoolit.

Skuadra e Javier Aguirres ka qenë duke u stërvitur në përgatitje për Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila do të zhvillohet këtë verë. Mirëpo, ylli i “The Reds” ka qenë një mungesë e vërejtshme.

Leheta e ka zbuluar arsyen e mungesës së Salahut, duke sqaruar se ata janë marrë veshë që futbollisti të marrë më shumë pushim sesa zakonisht për shkak se kishte qenë shumë i ngarkuar gjatë sezonit me Liverpoolin.

“Ekipi kombëtar i ka tetë lojtarë të cilët luajnë jashtë, gjashtë prej të cilëve e përfunduan sezonin e tyre në mes të majit, kështu që ata patën mjaftueshëm pushim para se t’i bashkoheshin kampit tonë”, ka thënë Leheta.

“Në anën tjetër, Mohamed Elneny dhe Mohamed Salahu e përfunduan sezonin e tyre më vonë, pasi që ata luajtën në finale të Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve, kështu që atyre u nevojit më shumë kohë për të pushuar”.

“Elneny sapo i është bashkuar kampit stërvitore dhe ai ka qenë duke i bërë disa ushtrime shtesë për ta përmirësuar kondicionin e tij. Ndërsa, Salahu është pajtuar me stafin teknik për një pushim shtesë, por do t’i bashkohet kampit së shpejti”.

(Kosova Sot Online)