Interi dëshiron ta shkëmbejë Icardin me Dybalan

  • 12 June 2019 - 11:01
Interi dëshiron ta shkëmbejë Icardin me Dybalan

Interi shpreson se do të arrijë ta largojë Mauro Icardin nga skuadra gjatë afatit kalimtar të verës dhe më së shumti duan të arrijnë marrëveshje me Juventusin për ta shkëmbyer sulmuesin e tyre me Paulo Dybalan.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, raporton se trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, nuk dëshiron ta ketë 26-vjeçarin në skuadër, ndërsa edhe bordi drejtues dëshirojnë ta shesin atë.

Zikaltrit janë duke e shtyrë kampionin e Serisë A, Juventusin, për ta shqyrtuar ofertën për shkëmbimin e Icardit me Dybalan, i cili ka pasur një rol më të vogël në skuadër të bardhezinjve pas transferimit të Cristiano Ronaldos verën e kaluar. 

Dybala kishte qenë mjaft mbresëlënës gjatë sezonit 2017/18, kur i shënoi 22 gola. Mirëpo, ai këtë sezon u vendos në një rol më të thellë në mesfushë për t’i bërë vend Ronaldos. Me këtë pozitë të re, ai i shënoi vetëm pesë gola.

Megjithatë, Juve mil dëshiron ta prekë 25-vjeçarin të largohet nga klubi dhe mund ta bindin atë përmes projektit me trajnerin e ri, pas largimit të Massimiliano Allegrit. Trajneri i ri besohet se do të jetë Maurizio Sarri.

Për Icardin është interesuar edhe Roma, që të martën e emëroi Paulo Foncesan në pozitën e trajnerit. Megjithatë, argjentinasi nuk është i entuziazmuar për këtë mundësi pasi që Roma nuk është kualifikuar për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)