Goditja e prapanicës me shuplakë, njihuni me sportin më të ri që po bën namin në Rusi

  • 12 qershor 2019 - 12:10
Goditja e prapanicës me shuplakë, njihuni me sportin më të ri që po bën namin në Rusi

Një sport i ri po lulëzon në Rusi. Bëhet fjalë për sportin e goditjes me shuplakë në prapanicë. Në dukje i çuditshëm, por tepër i suksesshëm.

Madje së fundmi në Rusi u mbajt një turne, teksa fituese u shpall blogerja e famshme, Anastasia Zolotaja.

Rregullat e këtij sporti janë të thjeshta, godit sa më fort dhe duro goditjet e kundërshtarit. Sportistja që nuk i duron dot goditjet dhe bie në tokë e humbet sfidën.  Femrat pjesëmarrëse në këtë sport janë kryesisht ato që merren me palestër.

 

(Kosova Sot Online)