NBA e pranon: Toronto u dëmtua kundër Golden State

  • 12 June 2019 - 13:16
NBA e pranon: Toronto u dëmtua kundër Golden State

“The National Basketball Association” ka njoftuar se Toronto Raprtors është dëmtuar në ndeshjen e pestë të serisë së fundit të “playoff” kundër Golden State Warriors.

Administrata vlerësoi se gjyqtarët humbën mundësinë që të përmes video xhirimit të gjykojnë faull në dobi të Mark Gasolit. E gjithë ngjarja kishte ndodhur 49 sekonda para përfundimit të takimit që i takoi “Luftëtarëve” me rezultat 106-105.

Është sqaruar se spanjolli ishte ndalur në mënyrë të parregullt nga DeMarcus Cousins, pas së cilës nuk arriti të shënojë pikë dhe ra në parket gjyqtarët heshtën.

NBA njofton ndër të tjerash se Cousins shkonte në drejtim të Gasolit dhe shkaktoi faull, e cila ka ndikuar edhe në rrjedhën e takimit.

(Kosova Sot Online)