Shaqirit i dhurohet telefon i veçantë, i mbështjellë në ar

  • 12 June 2019 - 13:54
Shaqirit i dhurohet telefon i veçantë, i mbështjellë në ar

E gjithë skuadra e Liverpoolit që mori pjesë në finale të Ligës së Kampionëve, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirit, janë shpërblyer për triumfin e tyre me nga një iPhone X, të mbështjellë në ar 24 karatësh.

Kompania iDesign Gold ia ka dhuruar 27 lojtarëve të Liverpoolit dhe Jurgen Kloppit nga një telefon luksoz, të personalizuar me emrat e tyre dhe numrat e fanellave të tyre, si dhe logon e finales së Ligës së Kampionëve. Ky sukses i Liverpoolit bën që Xherdan Shaqiri ta shtojë edhe një tjetër medalje të artë të Ligës së Kampionëve në kabinetin e tij.

27-vjeçari e kishte shijuar ndjenjën e të qenit kampion i Evropës edhe në vitin 2013, kur me Bayern Munichun e mposhti Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve. Në atë kohë, Dortmundi drejtohej nga Jurgen Kloppi.

Por, një rekord që mund të mos i pëlqejë edhe aq shumë përfaqësuesit zviceran me prejardhje nga Kosova është që trajnerët e tij nuk ia kanë besuar asnjë minutë lojë në këto dy finale. Ai mbeti në stol për të gjithë ndeshjen edhe në vitin 2013 e edhe sonte.

Por, përkundër që nuk e luajti asnjë minutë, Shaqiri do të pajiset me medalje të artë pasi që kishte kontribuar për Liverpoolin gjatë fazave paraprake, si në ndeshjen kthyese kundër Barcelonës, kur kishte qenë titullar.

Image

(Kosova Sot Online)