Rooney e këshillon Manchester Unitedin: Mos e transferoni Messin e Ronaldon

  • 12 qershor 2019 - 15:06
Rooney e këshillon Manchester Unitedin: Mos e transferoni Messin e Ronaldon

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka insistuar se problemet e “Djajve të kuq” nuk do të mundë të zgjidhen me transferimin e lojtarëve si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Manchester Unitedi dështoi të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe e mbylli sezonin pa fituar asnjë trofe për të dytin vit radhazi.

Deri më tani, klubi anglez e ka zyrtarizuar vetëm transferimit e futbollistit të ri e të talentuar anglez, Daniel James, nga Swansea City, mirëpo deri në fund të afatit kalimtar të verës priten edhe shumë transferime të tjera.

Wayne Rooney, i cili tani po e shijon karrierën në SHBA me D.C. United, beson se Manchester Unitedi duhet të vazhdojë me transferimin e futbollistëve të tillë, të rinj e të talentuar, pasi që ata mund t’i ndihmojnë më shumë klubit sesa yjet si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

“Gjëja e parë që Ole Gunnar Solskjaer duhet ta bëjë është ta ndërtojë një skuadër dhe unë nuk mendoj se t’i sjellësh një apo dy lojtarë për 100 milionë funte do t’u ndihmojë lojtarëve që tashmë janë aty”, ka thënë Rooney për BBC.

“Ti mund të sjellësh lojtarë si Ronaldo, Messi, Sergio Ramos e Gareth Bale, por kjo do të kushtojë 350 milionë funte dhe t’i mund t’i marrësh maksimumi dy vjet nga ta dhe pastaj i humb paratë”. /

(Kosova Sot Online)