Menchester Evening News: Arijanet Muriç do të firmos kontratë me këtë klub

  • 12 June 2019 - 15:43
Menchester Evening News: Arijanet Muriç do të firmos kontratë me këtë klub

Derisa Manchester City është duke shikuar në mundësitë që të përforcohet me dy futbollistë këtë verë, kampioni i Premierligës gjithashtu duhet të ketë kujdes me situatën e kontratave të futbollistëve që posedon. “Qytetarët” kanë shtatë futbollistë në skuadër që iu skadon kontrata pas 12 muajsh në “Etihad Stadium”.

Kontratë të re pritet të fitojë Aleks Zincehnko, i cili është inkuadruar në skuadrën e parë pavarësisht se klubi e kishte lejuar të largohet në dy vitet e fundit.

Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale dhe forma e tij në edicionin e kaluar i ka bindur drejtuesit e Manchester Cityt për ta mbajtur atë në skuadër. Sulmuesi gjerman është duke u lidhur vazhdimisht me një kalim te Bayern Munich, por që ende klubi nga Mançesteir nuk e ka dhënë fjalën e fundit për këtë lëvizje.

Koha e Claudio Bravos në klub si portier i parë ka mbaruar, derisa rinovimi i Eliaquim Mangala deri në vitin 2020 nuk shihet vendim ideal nga klubi. Në këtë listë përmendet edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi, i cili ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratën aktuale.

Megjithatë, reprezentuesi kosovar pritet të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Cityn edhe nëse detyrohet të huazohet nga klubi për të fituar më shumë eksperiencë.

“Manchester Evening News” shkruan se paraqitjet e Muriçit në Kupën Carabao e kanë mahnitur trajnerin Pep Guardiola edicionin e kaluar.

Image

(Kosova Sot Online)