Real Madridi iu bën thirrje tifozëve ta mbushin stadiumin për Hazardin

  • 12 June 2019 - 20:47
Real Madridi iu bën thirrje tifozëve ta mbushin stadiumin për Hazardin

Eden Hazard është blerja e parë galaktike e Real Madridit që prej James Rodriguezit më 2014, prandaj klubi nga kryeqyteti spanjoll dëshiron ta festojë ardhjen e belgut me një aheng në Santiago Bernabeu.

Belgu do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Madridit të enjten në mbrëmje dhe klubi iu ka bërë thirrje anëtarëve dhe tifozëve të vet ta mbushin stadiumin për këtë ngjarje që nis në orën 19:00, 

“Ejani në prezantimin e Hazardit!” është mesazhi i Real Madridit drejtuar tifozëve.

Reali dëshiron ta joshë një numër të madh tifozësh në stadium ngjashëm si në prezantimin e Cristiano Ronaldos më 2009.

Edhe pse Hazardi pritet ta bartë fanellën me numrin 7 në Real Madrid, klubi besohet se do ta prezantojë belgun me një fanellë pa numër për shkak të respektit për Marianon, zotëruesin aktual të numrit 7.

(Kosova Sot Online)