Zyrtare: Real Madridi e blen yllin francez Ferland Mendy

  • 12 June 2019 - 21:02
Zyrtare: Real Madridi e blen yllin francez Ferland Mendy

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar mbrojtësin e Lyonit, Ferland Mendy.

Mendy ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2025.

Kjo është blerja e tretë e Real Madridit pas Luka Jovicit dhe Eden Hazardit në fillim të këtij afati kalimtar veror.

Gjiganti spanjoll njofton në uebsajtin e vet zyrtar se mbrojtësi i krahut të majtë do të prezantohet si lojtari më i ri i Real Madridit të mërkurën e ardhshme në stadiumin e klubit Santiago Bernabeu.

(Kosova Sot Online)