Pamje: Messi e Aguero nuk ia dalin të shënojnë në portën e zbrazët

  • 12 June 2019 - 21:55
Pamje: Messi e Aguero nuk ia dalin të shënojnë në portën e zbrazët

Lionel Messi dhe Sergio Aguero nuk duken edhe aq të gatshëm për Kupën e Amerikës, siç tregojnë pamje nga stërvitja e tyre me ekipin kombëtar të Argjentinës.

Dyshja sulmuese, e cila do të tentojë t’i ndihmojë Argjentinës ta fitojë një trofe të madh pas një kohë shumë të gjatë këtë verë në Brazil, i bëmë bashkëlojtarët e vet të shpërthejnë në të qeshura duke mos qëlluar në portën bosh.

Kupa e Amerikës do të nisë këtë të shtune në Brazil dhe Argjentina është skuadra e dytë favorite pas nikoqirit për të fituar këtë garë. Për herë të fundit, Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës në vitin 1993.

Bardhekaltrit do ta luajnë ndeshjen e parë më 16 qershor kundër Kolumbisë, por, duke parë atë që ka ndodhur në stërvitjen e fundit, shenjat nuk duken të mira për skuadrën e Lionel Scalonit.

Në një video të postuar në Twitter nga “ESPN FC”, shikohen Leo Messi dhe Sergio Aguero që nuk arrijnë të shënojnë me portën e zbrazet.

(Kosova Sot Online)