Raiola: de Ligt në PSG, fake news

  • 12 June 2019 - 23:12
Raiola: de Ligt në PSG, fake news

“Ky është shembulli klasik i fake news”.

 Mino Raiola ka injoruar në këtë mënyrë spekulimet mbi një takim të aluduar të tij me drejtuesit e Paris Saint Germain për të fiksuar detajet e transferimit të yllit të Ajax, Matthijs de Ligt.

Lajmi ishte shpërndarë në të gjithë arenën europiane, pasi një gazetar francez kishte postuar në rrjetet sociale një foto të tijën bashkë me menaxherin e famshëm, teksa pozonin bashkë në barin e një hoteli në kryeqytetin francez.

“Më kërkoi që të bënim një foto bashkë, por nuk di as se kush është ai person. Nuk kam folur kurrë me atë. Ky është një lajm i rremë”, deklaroi në një komunikim telefonik për ANSA, menaxheri Mino Raiola, që administron edhe shërbimet e De Ligt, objektv i ekipeve më elitare të Europës.

(Kosova Sot Online)