Policia e akuzon për shpifje vajzën që thotë se e përdhunoi Neymari

  • 13 June 2019 - 10:04
Policia e akuzon për shpifje vajzën që thotë se e përdhunoi Neymari

Policia civile e Sao Paulo e ka akuzuar për shpijë Najila Trindaden, vajzën e cila e po e akuzon yllin brazilian të Paris Saint-Germainit, Neymarin, për përdhunim.

Trindade e dha një intervistë për televizionin kombëtar të Brazilit dhe deklaratat e saja gjatë kësaj interviste nuk i kanë pëlqyer aspak policisë braziliane.

Në një intervistë për programin e BST-të “Conexao Reporter”, Najila qëndroi prapa akuzave të saj ndaj futbollistit, por edhe e akuzoi forcën policore për korrupsion.

“Policia është e blerë, apo jo? Apo a jam unë e çmendur?”, kishte thënë Najila.

Tani, policia braziliane është përgjigjur ndaj kësaj deklarate.

“Nderi i policisë si institucion dhe i ekspertëve të saj që janë të përfshirë është dëmtuar”, thuhet në raportin e publikuar nga policia.

Unioni i Komisionarëve të Policëve të Sao Paulos dhe Shoqata e Policëve e kanë komentuar këtë çështje, duke thënë se ata solidarizohen me të gjitha viktimat e dhunës gjinore, mirëpo shtuan se ata janë edhe kundër shpifjes. 

(Kosova Sot Online)