Vera sapo ka nisur dhe Real Madridi i ka shpenzuar 300 milionë euro tashmë

  • 13 June 2019 - 11:13
Vera sapo ka nisur dhe Real Madridi i ka shpenzuar 300 milionë euro tashmë

Real Madridi i ka shpenzuar hiç më pak se 300 milionë euro tashmë për blerjen e pesë futbollistëve në këtë fillim vere. Zyrtarizimi i Ferland Mendy nga Lyoni e ka çuar në 300 milionë totalin e shpenzimeve të Real Madridit deri tani këtë afat kalimtar veror.

Mbrojtësi i majtë francez kalon në Madrid nga Lyoni për 48 milionë euro plus pesë të tjera bonuse.

Kjo shifër e kalon shifrën e vitit 2009 kur Reali i shpenzoi 254 milionë euro për blerjen e emrave të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso.

Deri tani këtë verë, Real Madridi i ka blerë pesë futbollistë.

Ka kohë që është ditur se Rodrygo do t’i bashkohet klubit për 45 milionë euro, Eder Militao për 50 milionë euro dhe së fundmi Luka Jovic për 60 milionë euro, 100 milionë euro (tani për tani) për Eden Hazard.

Vera do të jetë e gjatë dhe, derisa pritet largimi i disa futbollistëve, Reali do të blejë edhe disa lojtarë të tjerë. 

Image

 

(Kosova Sot Online)