Orari i ndeshjeve të Chelseat për sezonin e ardhshëm të Premierligës

  • 13 June 2019 - 11:18
Orari i ndeshjeve të Chelseat për sezonin e ardhshëm të Premierligës

“Të kaltrit” e mbyllën sezonin e kaluar në pozitën e tretë të Premierligës, ndërsa sezonin e ardhshëm do të shpresojnë se do të arrijnë të shpallen kampionë.

Chelsea e shijoi radhitjen në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës dhe triumfin në Ligën e Evropës sezonin e kaluar, por një re dyshimi mbetet mbi klubin para sezonit 2019/20.

Pa yllin Eden Hazard, i cili është transferua në Real Madrid për një shumë të madhe parash, ata po përballen me një dënim nga FIFA që ua pamundëson transferimin e lojtarëve gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare. Për më tepër, ka dyshim edhe për të ardhmen e trajnerit Maurizio Sarri në klub.

Ata do të duhet t’i lënë të gjitha këto gjëra prapa vetes për ndeshjen e parë të sezonit të ri, kur do të ndeshet me Manchester Unitedin e Ole Gunnar Solskjaerit në Old Trafford, më 11 gusht.

Përkundër që sezonin e nis me këtë derbi, orari i ndeshjeve ka qenë i këndshëm për të kaltrit e Londrës në fazat fillestare, pasi që ata do të përballem me Leicester Cityn, Norwich Cityn, Sheffield Unitedin dhe Wolvesin në pesë javët e para.

Në ndeshje në shtëpi kundër Liverpoolit i pret ata më 21 shtator, ndërsa një udhëtim në Manchester City është ruajtur për datën 23 nëntor.

Një seri e derbive të Londrës janë planifikuar për në fund të vitit, me ndeshjet kundër Tottenhamit dhe Arsenalit më 21 dhe 28 dhjetor.

Orari i plotë i ndeshjeve të Chelseat për sezonin 2019/20 të Premierligës:

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)