Guardiola: Chelsea bëri biznes të mirë me Hazardin, Reali transferoj një super lojtar

  • 13 June 2019 - 11:32
Guardiola: Chelsea bëri biznes të mirë me Hazardin, Reali transferoj një super lojtar

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se Chelsea duhet të jetë i kënaqur me biznesin që ka bërë në shitjen e Eden Hazardit në Real Madrid.

Anglezët arritën të sigurojnë një marrëveshje prej 100 milionë euro plus të një bonusi prej 30 milionëve në rast të sukseseve të madrilenëve.

“Kjo shitje është shumë e mirë për Chelsean. Është një transferim shumë mbresëlënës. Eden Hazard është një nga lojtarët më të mirë që kam parë”, pohoi trajner i Citizens. 

“Futbolli spanjoll sapo ka transferuare një lojtari që ka gjasa të ofrojë shumë argëtim”, shtoi më tutje strategu që arriti të fitoj për herë të dytë radhazi titullin e kampionit të Ligës Premier.

Theksojmë se sulmuesi anësor pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohet te 13 herë kampioni i Evropës. Ndryshe, Reali ka transferuar edhe Eder Militaon , Rodrigo e Frendy Mendyn.

(Kosova Sot Online)