Ndërhyn Man United, synon t’ia rrëmbejë nga dora Barçës Griezmannin me një ofertë të majme

  • 13 June 2019 - 14:12
Ndërhyn Man United, synon t’ia rrëmbejë nga dora Barçës Griezmannin me një ofertë të majme

Është pothuajse e sigurt se e ardhmja e Antoine Griezmannin është në Barcelonë, por sipas mediave në Britani të Madhe ai mund të përfundojë në Premierligë pasi Manchester United i ka bërë një ofertë të majme atij dhe Atletico Madridit në orët e fundit.

Antoine Griezmann tronditi muajin e kaluar kur njoftoi se ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi, vetëm një vit pasi e zgjati kontratën me klubit nga kryeqyteti spanjoll pasi e kishte refuzuar Barcelonën publikisht.

Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ta të mërkurën se Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

“Unë e di se ku do të luajë Antoine Griezmann: në Barcelonë. Kjo gjë është e ditur që prej muajit mars”, tha Gil Martin për Movistar.

Por, tani, sipas The Sun, Manchester Unitedi ia ka bërë Atletico Madridit një ofertë prej 106 milionë euro për sulmuesin francez.

Tabloidi britanik pohon se gjiganti i Premierligës i ka ofruar pagë javore prej rreth 505 mijë euro, duke ia plotësuar kërkesat 28-vjeçarit.

Kjo i bie që Griezmann t’i përfitojë plot 24 milionë euro në sezon në United. 

(Kosova Sot Online)