Skuadra e Realit e mbingarkuar, i ka 37 futbollistë edhe pse i lejohen vetëm 25

  • 13 June 2019 - 14:35
Skuadra e Realit e mbingarkuar, i ka 37 futbollistë edhe pse i lejohen vetëm 25

Pas blerjes së Ferland Mendy nga Lyoni të mërkurën mbrëma, Real Madridi tani ka një skuadër me plot 37 futbollistë të ekipit të parë, duke e nënvizuar edhe më shumë nevojën për largime nga Saniago Bernabeu këtë verë.

Me rregullat, çdo ekip lejohet t’i ketë 25 futbollistë të ekipit të parë në maksimum, që nënkupton se gjiganti spanjoll duhet t’i largojë nga ekipi i parë 12 futbollistë.

Që prej përfundimit të sezonit zhgënjyes 2018/19, Reali i ka transferuar pesë futbollistë dhe nuk e ka larguar asnjë.

Edhe pse shumë prej tyre janë përfolur si ndër emrat më të nxehtë për t’u larguar, asnjë nga ta ende nuk e ka braktisur Santiago Bernabeun.

Pas prurjeve, Rodrygo, Eder Militao, Luka Jokic, Eden Hazard dhe Ferland Mendy, klubit i duhet patjetër t’i largojë shumë futbollistë.

Sipas mediave në Spanjë, Keylor Navas, Theo Hernandez, Sergio Reguilon, Marcos Llorente, Dani Ceballos, James Rodriguez, Martin Odegaard, Mateo Kovacic, Gareth Bale, Raul de Tomas dhe Borja Mayoral do të largohen sigurt.

Totali i 37 lojtarëve aktualë të Real Madridit. 

Image

 

(Kosova Sot Online)