Milani pritet ta zyrtarizojë shumë shpjet trajnerin e ri

  • 13 June 2019 - 16:24
Milani pritet ta zyrtarizojë shumë shpjet trajnerin e ri

Mediat italiane raportojnë se emërimi i Marco Giampaolos trajner i ri i Milanit është i pashmangshëm, pasi Sampdoria e ka liruar atë nga kontrata.

Sipas Sky Sport Italia, Giampaolo do të takohet me drejtuesit e Milanit të enjten pasdite për ta finalizuar marrëveshjen me klubin.

Ndikimi i tij mund të shihet qysh tani, pasi kuqezinjtë janë duke e ndjekur mesfushorin e Empolit, Rade Krunic, pasi Giampaolo planifikon ta instalojë një formacion 4-3-1-2 me Milanin.

Zyrtarizimi i tij në stolin e Milanit pritet të ndodhë shumë shpejt.

(Kosova Sot Online)