Challandes mendon pensionimin

  • 13 June 2019 - 17:06
Challandes mendon pensionimin

Bernard Challandes është 67-vjeç. Por, qysh tani ka filluar ta mendojë pensionimin. Ai thotë se kualifikimi në “Euro 2020” me Kosovën është shansi i tij i fundit në karrierë.

Bernard Challandes para se ta marrte drejtimin e Kombëtares së Kosovës pati qenë përzgjedhës i Kombëtares së Armenisë e po ashtu i pati drejtuar ekipet U17, U18 dhe U21 të Zvicrës dhe disa klube zvicerane. Mirëpo, aventura e tij me “Dardanët” tashmë është më e mira në karrierën e tij.

13 ndeshje pa humbje me Kosovën kanë bërë që strategu zviceran në “pleqëri” të bëhet mjaft i respektuar në arenën ndërkombëtare.

Ndoshta më shumë sesa vet kosovarët Challandes dëshiron ta kualifikojë Kosovën në Kampionatin Evropian sepse kjo do të ishte diçka fantastike për të dhe se do ta mbyllte me një sukses fantastik karrierën e tij.

Nën drejtimin e Challandesit Kosova i ka dy rrugë çel drejt kualifikimit në Evropianë. Eshtë e treta në grupin kualifikues me vetëm një pikë sesa Anglia dhe Cekia që i zënë dy vendet e para. Kosova me pesë pikë po i rivalizon anglezët dhe çekët, kurse Bullgaria dhe Mali i Zi i kanë humbur gjasat.

Edhe nëse nuk arrin përmes kualifikimeve të rregullta, Kosova do të provojë të shkojë në Evropian përmes Ligës së Kombeve. Ky opsion vjen si rezultat i fitores së Kosovës në Grupin A të Ligës D. Fituesi i kësaj lige do të shkojë në “Euro 2020”. Kosova në gjysmëfinale pritet të takohet me Maqedoninë, dhe në rast se fiton, atëherë do të luajë kundër fituesit të çiftit Bjellorusia – Gjeorgjia. Fituesi i dy gjysmëfinaleve të Ligës D të Kombeve, Kosova – Maqedonia dhe Bjellorusia Gjeorgjia, kualifikohet në “Euro 2020”.

Challandes asnjëherë në karrierën e tij nuk e ka parë vetën më afër një Evropiani sesa tani me Kosovën. Ai dëshiron ta prek Evropianin dhe ta mbyll karrierën me një sukses të jashtëzakonshëm për të.

“Pa Evropianit unë do të jem 70 vjeç, andaj pjesëmarrja në Kampionatin Evropian me Kosovën është shansi im i fundit”, citohet Challandes të ketë thënë nga “Ran.de”.

(Kosova Sot Online)