E rrallë në Kosovë, futbollisti nënshkruan kontratë 5 vjeçare!

  • 13 June 2019 - 17:26
E rrallë në Kosovë, futbollisti nënshkruan kontratë 5 vjeçare!

Gentrit Duriqi ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Llapin. Kontratat për një periudhë aq afatgjate janë parë rrallë ose nuk janë parë fare në futbollin kosovar

Llapi është duke i konsoliduar radhët e veta për sezonin e ardhshëm. Bardhekaltrit kanë nënshkruar me talentin Gentrit Duriqi. Dhe, kontrata e tij me klubin llapjan do të jetë afatgjate.

Në fakt, klubi i IPKO Superligës njofton se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Llapin, diçka që nuk është parë më herët në futbollin e këtushëm.

“Llapi nënshkruan me njërin nga talentët më premtues të Akademisë së klubit, Gentrit Duriqi ku gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua nga kryetrajneri, Tahir Batatina, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që mesfushori Gentrit Duriqi të jetë me kontratë profesionale tek Llapi. Avancimi dhe zhvillimi i të rinjëve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve e si dëshmi më të mirë kemi avancimin e Mirlind Dakut tek Osijeku në Kroaci”, ka njoftuar klubi llapjan përmes grupit të vetë në rrjetin social, Facebook.

Image

(Kosova Sot Online)