Ja si e komenton në mënyrë të çmendur gazetari arab golin e fitores historike të Kosovës

  • 13 June 2019 - 17:53
Ja si e komenton në mënyrë të çmendur gazetari arab golin e fitores historike të Kosovës

Një komentator i një televizioni arab e ka komentuar me plot emocione golin e fitores historike të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian kundër Bullgarisë të hënën në Sofje.

Kosova e arriti fitoren e parë në historinë e saj në një fazë kualifikuese për Kampionat Evropian në tentimin e tretë, pasi e mundi Bullgarinë 3:2 me një finish dramatik në sekondat e fundit të hënën në Sofje.

Edhe komentatori beIN Sports në gjuhën arabe e ka komentuar golin e Rashanit me plot emocione dhe zë të çmendur në minutën e 92-të.

Kombëtarja dardane është në një ecuri prej 14 ndeshjeve pa humbje, statistikë e veçantë në Evropë. Për momentin, asnjë ekip kombëtar evropian nuk gëzon ecuri më të mirë se Kosova.

Fitorja ndaj Bullgarisë falë golit të vonshëm të Elbasan Rashanit nënkupton se Kosova tani renditet në vendin e tretë në Grupin A kualifikues, një pikë prapa lideres Anglisë dhe vendit të dytë, Republikës së Çekisë.

Menjëherë pas pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016, Kosova mori pjesë në kualifikime për Kampionatin Botëror 2018, duke dështuar të fitojë në 10 ndeshje sa i luajti (9 humbje dhe 1 barazim).

Por, që prej humbjes në ndeshje e fundit kualifikuese kundër Islandës në tetor të vitit 2017, verdhekaltrit nuk e humben asnjërën nga 14 ndeshjet në vazhdim.

Tani, në tri ndeshjet e para në kualifikime për EURO 2020, Kosova e ka një fitore dhe dy barazime.

(Kosova Sot Online)