Shpresat e Barcelonës për De Ligt po shuhen, lojtari gjithmonë e më pran PSG-së

  • 13 June 2019 - 18:17
Shpresat e Barcelonës për De Ligt po shuhen, lojtari gjithmonë e më pran PSG-së

Barcelona shpresonte se do të nënshkruante me Matthijs de Ligtin e Ajaxit, por duket se gjasat janë zvogëluar. Drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë demoralizuar me zhvillimet e fundit për 19-vjeçarin dhe tani gjasat që ai të shkojë në Kataluni janë shumë të vogla.

E ardhmja e tij ende nuk është definuar plotësisht, por duket se bisedimet e agjentit të tij Mino Raiolas me PSG-në, i kanë zvogëluar gjasat e Barcelonës. Barcelona nuk mund ta rrisë ofertën që i kanë bërë lojtarit një muaj më parë.

Një tjetër gjë është se lojtari nuk i garantohen minuta, duke e ditur që konkurrenca në mbrojtje është e madhe. Matthijs de Ligt.

Në garë për holandezin përveç PSG-së janë edhe Juventusi, Manchester United, Liverpool dhe Bayern munich.

(Kosova Sot Online)