Agjenti i Barella dhe Nainngolan në takim, arrin edhe Perisic

  • 13 June 2019 - 19:08
Agjenti i Barella dhe Nainngolan në takim, arrin edhe Perisic

Në selinë e Interit janë mbledhur të gjithë drejtuesit e klubit, ku po presin takime të njëpasnjëshme, që do të konkretizojnë edhe lëvizjet në merkato.

Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë idetë e qarta pas takimit të djeshëm me trajnerin Antonio Conte dhe në këtë momente po kryejnë takim me agjentin Alessandro Beltrami, me të cilin do të rafinojnë të ardhmen e Nicolo Barella, që pritet të mbyllet marrëveshja për kalimin në Milano, si zikaltër.

Në anën tjetër do të diskutohet dhe vlerësohet qëndrimi i Radja Nainngolan, i ardhur para një viti tek Inter, por Conte mund ta nxjerrë jashtë skuadrës zikaltër, raporton Telesport. Për këtë, do të ketë edhe një temë diskutimi me agjentin e tij, për të vendosur përfundimisht qëndrimin e klubit ndaj mesfushorit belg.

Në anën tjetër, në këtë maratonë takimesh është bërë pjesë edhe Ivan Perisic.

Për kroatin nuk ka asgjë në lidhje me merkaton, por mediet në Itali bëjnë me dije se takimi 20 minutash mes palëve është zhvilluar për të përcaktuar të ardhurat nga sponsorët dhe të drejtat e imazhit.

(Kosova Sot Online)