Hazard mund ta vendosë i vetëm fatin e një ndeshje

  • 13 June 2019 - 19:33
Hazard mund ta vendosë i vetëm fatin e një ndeshje

Eden Hazard është gati që të prezantohet me fanellën e Real Madridit.

Gjithçka gati në “Santiago Bernabeu”, aty ku media të shumta, fotografë por sidomos tifozë në shkallët e stadiumit presin yllin belg të thotë fjalët e para dhe të shkelmojë topat e parë me fanellën e Real Madrid.

Pak para prezantimit, ka folur legjenda e Los Blancos, Alvaro Arbeloa. Ai thotë se Hazard është një transferim, shumë, shumë i mirë për Realin.

“Është një ndër më të mirët në botë, është lojtar ndryshe me të tjerët. Ai mund të vendosë i vetëm fatin e një ndeshje. Përveç kësaj, ai ka kohë që dëshiron të vijë në Madrid”, tha Arbeloa.

(Kosova Sot Online)