Fillon ‘misioni fshesa’ te Real Madridi – 17 lojtarë do të largohen nga mbretërit

  • 13 June 2019 - 19:46
Fillon ‘misioni fshesa’ te Real Madridi – 17 lojtarë do të largohen nga mbretërit

Real Madridi është klubi më aktiv në afatin kalimtar verorë, ku deri më tani ka harxhuar hiq më pak 300 milionë euro për blerjen e pesë lojtarëve.

Afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Luka Jovic, Eden Hazard dhe Ferland Mendy kapin shifrën e 300 milionë eurove shpenzime, por duket se Los Blancos nuk do të ndalen me kaq.

Klubi dëshiron t’i ofrojë sa më shumë yje Zinedine Zidanes, për të mos e kaluar edhe një sezon pa trofe, siç ishte i fundit.

Por para se të blejë tani, Reali duhet të shesë dhe te Los Blancos e kanë nisur fushatën e spastrimeve.

Në radhë për t’u larguar qëndrojnë James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo.

Klubi nga këto shitje pritet të marr shuma të konsiderueshme parash. Me valixhe në duar janë edhe Lucas Vasquez, Mariano Diaz , Keylor Navas, Dani Ceballos, Marcos Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Theo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane, Luca Silva.

Image

Në dyshim të madh është e ardhmja e Iscos që vështirë se do të qëndrojë.

Të konfirmuar nga skuadra aktuale janë portieri Thibaur Courtois, Alvaro Odriozola, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Sergio Regulion, Luka Modric, Toni Kroos, Casemiro, Brahim Diaz, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Marco Asensio.

Asensio ka oferta dhe mund të vendosë të largohet.

 

(Kosova Sot Online)