Fjalët e para të Eden Hazard si lojtar i Real Madridit

  • 13 June 2019 - 19:58
Fjalët e para të Eden Hazard si lojtar i Real Madridit

Eden Hazard është duke u prezantuar para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madrid. Ai konfirmoi atë që ka thënë tash e disa vite, “ishte ëndërr ta veshja këtë fanellë”.

“Faleminderit president, familjes time. Kam ëndërruar si fëmijë që të jem këtu. Kam ëndërruar ta vesh këtë fanellë dhe të fitoj shumë trofe dhe tani jam këtu, jam shumë i lumtur”, tha ai.

“Siç tha presidenti ka qenë ëndërr për mua ta vesh fanellën e Real Madridit. Tashmë jam këtu, faleminderit të gjithëve”, shtoi Eden.

Pas pak, ai do të zbresë në fushë me fanellë të Realit dhe do të shpërndajë topa për mijëra tifozë në Bernabeu, kurse më pas do të dalë para gazetarëve në konferencë për media.

(Kosova Sot Online)