Lojtari shqiptar i Maqedonisë u përzu nga një restorant vetëm pse foli shqip

  • 13 June 2019 - 20:58
Lojtari shqiptar i Maqedonisë u përzu nga një restorant vetëm pse foli shqip

Lojtari shqiptar i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, është përzënë nga një restorant në Prilep, vetëm pse kishte folur shqip.

Alioski ka konfirmuar vetë lajmin për mediat në Maqedoni duke thënë se është tejet i irrituar për ngjarjen.

“Jam shumë i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për përfaqësuesen e Maqedonisë, vij nga Anglia për të luajtur për këtë përfaqësuese, dhe e shihni se çfarë po përjetoj këtu. Në fakt kur me të afërmit e mi po flisja në gjuhën amtare, pasi që nuk fshihem se jam shqiptar, mu afrua një njeri dhe më tha se duhet ta lëshoj restorantin për arsye se dëgjoi se me cilën gjuhë po komunikoj me familjen time. Nuk kam fjalë, këtë nuk ia dëshiroj askujt”, u shpreh i revoltuar Alioski, raporton koha.mk.

Alioski luan për Leedsin në Championshipin anglez. Në sezonin e fundit ka pasur 44 paraqitje dhe ka shënuar shtatë gola.

(Kosova Sot Online)