Hazard flet për Zidanin dhe pozicionin e dëshiruar

  • 13 June 2019 - 21:06
Hazard flet për Zidanin dhe pozicionin e dëshiruar

Eden Hazard është prezantuar para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madrid.

Pasi zbriti në fushë me fanellën e Real Madridit dhe dhuroi topa për tifozët që ishin në stadium, ai ka dalë në konferencë për media ku po u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Ndër to janë edhe për Zinedine Zidane.

 

“Të gjithë e dinë se Zidane ka qenë idhulli im që nga fëmijëria. Ka qenë një faktor i rëndësishëm që të vij këtu, gjithmonë kam ëndërruar që të luaj për Realin”, u shpreh ai.

“Pozicioni? Nuk kam çfarë të them, gjithmonë vendos trajneri, por do të më pëlqente anësor i majtë dhe si 10-sh”.

“Dua të luaj, të kënaqem duke luajtur dhe të fitoj sa më shumë trofe që është e mundshme. Dua të shkruaj histori me Real Madridin”. 

(Kosova Sot Online)