Vajzat kuqezi “thyejnë” Maqedoninë e Veriut në Librazhd

  • 13 June 2019 - 21:30
Vajzat kuqezi “thyejnë” Maqedoninë e Veriut në Librazhd

Kombëtarja shqiptare e femrave ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-1, në një miqësore të zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Librazhdit.

Vajzat kuqezi kaluan në disavantazh që në minutën e 12’, kur për maqedonaset shënoi Maksuti, por baraspesha u rikthye në minutën e 36’, kur shënoi Gjini.

Në pjesën e dytë, vajzat e Shqipërisë shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me Megi Doçin dhe më pas me Bajraktarin, duke vulosur triumfin 3-1.

(Kosova Sot Online)