Tifozët, Perezit gjatë prezantimit të Hazardit: “Duam Mbappen, duam Mbappen!”

  • 13 June 2019 - 23:12
Tifozët, Perezit gjatë prezantimit të Hazardit: “Duam Mbappen, duam Mbappen!”

Tifozët nuk janë të knaqur vetëm me Hazardin, duan edhe Mbappen.

Në një “Santiago Bernabeu” të mbushur si për ndonjë ndeshje të fortë Champions League, pasditen e enjte u bë prezantimi i blerjes më të bujshme të Real Madridit në afatin kalimtar të verës, belgut Eden Hazard.

Futbollisti, për të cilin “Los Blancos” derdhën mbi 100 milionë euro në arkat e Chelseas, zbriti në terrenin e stadiumit mitik madrilen, me bluzën e skuadrës së tij të re, të cilën nuk ngurroi ta puthë, duke ngritur në peshë entuziazmin e tifozërisë.

Më pas Hazard bëri një xhiro rreth fushës, duke shkelmuar dhjetëra topa në drejtim të tifozërisë madrilene, që e priti me entuziazëm dhe ovacione, “yllin” e ri të skuadrës, që pritët të shkëlqejë tashmë pikërisht në “Santiago Bernabeu”.

Por, nuk ishte dita vetëm për Eden Hazardin, jo për disa tifozë të cilët shfrytëzuan këtë për t’i kërkuar Florentino Perezit një tjetër blerje.

Kur Hazard po prezantohej, disa tifozë brohoritën “duam Mbappen, duam Mbappen”.

Kylian Mbappe është objektiv i kamotshëm i Los Blancos, por ardhja e Eden Hazard, duket se ka minimizuar shanset që 20-vjeçari ta veshë fanellën e Real Madridit edicionin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)