Maradona largohet nga klubi meksikan për shkak të shëndetit

  • 14 June 2019 - 08:17
Maradona largohet nga klubi meksikan për shkak të shëndetit

Diego Maradona është larguar nga pozita e trajnerit të Doradosit, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij me klubin e ligës së nivelit të dytë në Meksikë, më pak se një vit pasi u emërua në këtë pozitë.

Legjenda argjentinase ka vendosur që të largohet nga kjo detyrë për t’u përqendruar te shëndeti i tij, pasi që ai është duke menduar për operacioni në shpatull dhe gju në të ardhmen e afërt.

Ish-sulmuesi e mori drejtimin e Doradosit në shtator të vitit 2018 dhe dy herë arriti të jetë në garë për ta fituar titullin dhe promovimin në ligën e nivelit të parë në Meksikë. Në të dyja këto raste, Doradosi dështoi në fund kundër Atletico San Luisit.

Gjatë javëve të fundit, e ardhmja e Maradonas me klubin u vë në dyshim sërish, pasi që kontrata e tij ishte vetëm deri në qershor, por trajneri kishte bërë të ditur se ishte i hapur ndaj mundësisë për të qëndruar edhe më tej në klub.

Maradona kishte pretenduar se qëndrimi i tij varej nga pronari Jorge Alberto, nëse ai ia jepte mundësinë për të shpenzuar para gjatë verës dhe për largimin e disa lojtarëve nga skuadra apo jo.

Megjithatë, tani është bërë e ditur se Maradona do të largohet nga klubi për arsye të tjera, që të përqendrohet të shëndeti i tij.

“Së bashku, ne e habitëm botën. Ne treguam se futbolli ka të bëjë me pasionin dhe zemrën. Faleminderit shumë, shef! Shërohu dhe shihemi së shpejti”, shkruan klubi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter.

(Kosova Sot Online)