Rrëfehet Nadal: Ja çfarë i thashë Federer pas fitores në Paris

  • 14 June 2019 - 12:24
Rrëfehet Nadal: Ja çfarë i thashë Federer pas fitores në Paris

Në gjysmëfinalen e grand slam të Roland Garros u rikthye sfida e madhe e tenisit mes Rafael Nadal e Roger Federer, dy ikonave të këtij sporti. Tenisti spanjoll fitoi 3-0 ndaj rivalit zviceran dhe u kualifikua në finale, ku më tej triumfoi 3-1 ndaj Thiem dhe fitoi për të 12-ën herë këtë turne.

Nadal, i rikthyer në vendlindjen e tij, në Majorka, duke kujtuar këtë sfidë tha: “Përballjet me Roger janë gjithnjë të jashtëzakonshme. Luajtëm në kushte të vështira, ishte shumë vapë. Gjithsesi, kjo ështe e bukura e këtij sporti, të përshtatemi me kushtet”.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Në fund të ndeshjes i thashë se shpresoj që kjo të mos jetë sfida e fundit mesh nesh. Më pas e urova të triumfojë në Wimbledon, pasi ai është turneu i tij. Pse jo, mund të duelojmë sërish mes nesh në Londër pas një muaji”,u shpreh Rafael Nadal.

(Kosova Sot Online)