Zbulohet paga e Hazardit në Real Madrid

  • 14 June 2019 - 12:46
Zbulohet paga e Hazardit në Real Madrid

Eden Hazardi më në fundi e bëri realitet ëndrrën e tij për t’u transferuar në Real Madrid javën e kaluar dhe kjo ëndërr e tij bëhet edhe më e ëmbël kur merret parasysh se ai do ta paguhet nga “Los Blancos” 450 mijë euro në javë.

Real Madridi vazhdoi me shpenzime të mëdha javën e kaluar, kur e kompletoi transferimin e sulmuesit të Chelseat, Eden Hazardit, për 130 milionë funte, duke i dhënë fund më shumë se një viti spekulimesh.

Megjithatë, shpenzimet e mëdha të Real Madridit për belgun nuk përfundojnë aty. Hazardi, i cili paguhej 225 mijë euro në javë në Chelsea, do të fitojë shumë më të madhe në Santiago Bernabeu, pasi që sipas Evening Standard ai do të paguhet 450 mijë euro në javë.

Kjo shumë bën që Hazardi të paguhet 21.5 milionë euro në vit, 1.9 milionë euro çdo muaj, 64 mijë euro në ditë, 2,672 euro në orë, 43.8 euro në minutë dhe 0.74 euro në sekondë.

Sipas Total Sportek, kjo shumë bën që Hazardi të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Gareth Bale është për momentin më i paguari, me pagë prej 393 mijë eurosh, mirëpo edhe ai mund të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

(Kosova Sot Online)