Zyrtare: Real Madridi transferon edhe një lojtar

  • 14 June 2019 - 13:29
Zyrtare: Real Madridi transferon edhe një lojtar

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në garën për transferimin e yllit të talentuar japonez, Takefusa Kubo, nga Tokyo FC.

Barcelona kishte tentuar ta transferonte 18-vjeçarin në vitin 2014, por tentimet e tyre për ta sjellë atë dhe lojtarë të tjerë të rinj në Camp bënë që katalonasit të dënoheshin nga FIFA për të mos transferuar futbollistë për dy afate kalimtare. Në fund, Kudo nuk iu bashkua skuadrës katalonase dhe tani ai vendosi të transferohet te një tjetër klub i La Ligës, pikërisht te rivali më i madh i Barcelonës, Real Madridi.

Edhe Paris Saint-Germaini besohet se ishte duke e monitoruar zhvillimin e sulmuesit, por “Los Blancos” e fituan përfundimisht garën për transferimin e tij.

Ata ia kanë ofruar Kudos një page prej një milion eurosh në vit, ndërsa Real Madridi do t’ia paguajë Tokyo FC-së dy milionë euro për transferimin e japonezit, i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe do të luajë për Real Madrid Castillas sezonin tjetër.

Real Madridi është treguar i suksesshëm në këtë proces me Vincius Junior, bashkëkombësi i të cilit, Rodrygo Goes, do t’i bashkohet gjithashtu klubit madrilen gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

(Kosova Sot Online)