Caktohet data e fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll

  • 14 June 2019 - 13:55
Caktohet data e fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se sezoni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll, do të fillojë më 28/29 shtator.

FBK gjithashtu njofton se paraqitja e klubeve për regjistrim për edicionin 2019-2020 është nga 20.08.2019 deri më 1.09.2019.

Ndërkohë, afati kalimtar për të gjithë lojtarët është nga 27.08 deri më 7.09.2019. Hedhja e shortit te Superliga, Liga e Femrave, Liga e Parë dhe Liga e Dytë do të jetë më 13 shtator.

Po me këtë datë, do të bëhet aprovimi i kalendarit të garave për Superligë, Ligën e Femrave, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë. Më 21/22 shtator do të zhvillohet Superkupa (Z Mobile Prishtina – Rahoveci te meshkujt dhe Prishtina – Bashkimi te femrat).

(Kosova Sot Online)