Hajnat plaçkitin gjëra me vlerë të madhe në shtëpinë e Perisicit

  • 14 June 2019 - 14:49
Hajnat plaçkitin gjëra me vlerë të madhe në shtëpinë e Perisicit

Shtëpia e sulmuesit të Interit, Ivan Perisicit, dhe bashkëshortes së tij u plaçkit në Milano. Gjësende në vlerë prej 80 mijë eurosh u vodhën, përfshirë këtu edhe ora luksoze.

Incidenti u raportua nga e përditshmja italiane, La Stampa, ku theksohet se Ivan Perisici kishte shkuar në stacionin policor për të dhënë dëshmi. Atyre besohet se u janë vjedhur tri ora luksoze – një e firmës Rolex në vlerë prej 20 mijë eurosh, një e firmës Ademars Piguet në vlerë prej 50 mijë eurosh dhe një e Hublot në vlerë prej 12 mijë eurosh.

Orat – dy prej të cilave ishin të bashkëshortes së futbollistit kroat dhe njëra e tij – ishin në dy kutia të ndara.

Duket se plaçkitja kishte ndodhur më parë, gjatë kohës kur Perisici ishte në Kroaci për ndeshjet e ekipit kombëtar në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020. Mirëpo, incidenti vetëm sa është zbuluar.

Policia nuk gjeti asnjë shenjë të hyrjes me dhunë në apartamentin e Perisicit, që ndodhet në katin e 19-të të një ndërtese.

(Kosova Sot Online)