Prishtina aplikon për FIBA Europe Cup

  • 14 June 2019 - 15:01
Prishtina aplikon për FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës në basketboll në konkurrencën e vajzave Prishtina, ka aplikuar në FIBA Europe Cup Women.  

Kjo do të ishte hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal. 

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke bërë çmos që të rritet interesimi në basketbollin e vajzave, me projekte të ndryshme të FIBA-s, si dhe me organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Vajzat që do të organizohet në Prishtine prej 3 deri më 11 gusht. 

Kjo është hera e parë që FBK-ja organizon një ngjarje të tillë në konkurrencën e vajzave dhe hera e parë që Kosova U-20 (vajzat) merr pjesë në gara të nivelit të tillë që nga pranimi i Kosovës në FIBA. 

Image

 

 

(Kosova Sot Online)