Ylli i Chelseat zgjedh mes Messit dhe Maradonas

  • 14 June 2019 - 16:13
Ylli i Chelseat zgjedh mes Messit dhe Maradonas

Ylli i talentuar i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, e ka zbuluar adhurimin e tij për legjendën argjentinase, Diego Maradonan, por megjithatë e zgjedh Lionel Messin në debatin se cili prej këtyre dy argjentinasve është më i mirë.

Diego Maradona ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave pasi që është publikuar një dokumentar i shumëpritur për jetën dhe karrierën e argjentinasve. Dokumentari po shfaqet nëpër kinematë britanike. Oudson-Odoi ishte njëri ndër të pranishmit në premierën e këtij filmi në Londër, që e tregon historinë e errët dhe dramatike të Maradonas gjatë shtatë vjetëve të tij në Napoli, ku ishte mjaft i suksesshëm, por kishte edhe shumë telashe.

“Jam tifoz i madh i Maradonas. Kam qenë duke e shikuar atë që kur isha shumë i vogël. Ai ishte lojtar i mrekullueshëm, luante me këmbën e majtë. Atij i pëlqente të driblonte me topin dhe të shënonte gola. Jam tifoz i madh”, ka thënë anësori i Chelseat.

Kur u pyet se cilat karakteristika do t’i kishte pëlqyer t’i kishte si të fituesit të Kupës së Botës së vitit 1986, Hudson Odoi tha: “Mënyrën se si atij i pëlqente gjithmonë të krijojë sa më shumë gola që të jetë e mundur”. “Gjithashtu, vetëbesimi që ai e tregonte në çdo ndeshje – atij nuk i interesonte për të tjerët kur tentonte të bënte diçka – nëse ai e bënte një gabim, vetëm vazhdonte”.

“Mendoj se unë mund ta fitoj atë nivel të vetëbesimit dhe të vazhdoj ta bëj punën time dhe të vazhdoj të jem vetvetja”.

Debati i vazhdueshëm mes tifozëve të futbollit, veçanërisht në Argjentinë, është se a duhet të konsiderohet Messi apo Maradona më i miri i të gjitha kohëve në histori të futbollit.

Tifozët e Messit i theksojnë rekordet e tij të jashtëzakonshme me Barcelona gjatë 15 vjetëve të fundit, ndërsa tifozët e Maradona argumentojnë se – për dallim nga Messi – i preferuari i tyre e çoi skuadrën e Kombëtares së vet drejt sukseseve në Kupën e Botës, si shtesë ndaj arritjeve të tij në Napoli.

Hudson Odoi anon kah tifozët e Messit, edhe pasi ai e theksoi se ndikohet nga fakti se – si 18-vjeçar – ai e ka parë shumë më shumë duke luajtur legjendën e Barcelonës.

“Ata janë që të dy lojtarë të mrekullueshëm, që të dy kanë bërë punë të mirë gjatë kohës së tyre. Messi është natyrisht një lojtar i mrekullueshëm, njëri ndër më të mirët në botë”, shtoi Hudson-Odoi.

Do të thosha se jam në skuadrën e Messit sepse natyrisht ai është më shumë i gjeneratës sime dhe e kam parë më shumë. Kështu që i përkas skuadrës së Messit”.

Hudson-Odoi, i cili është duke i rikuperuar nga një lëndim në kyçin e këmbës, për të cilin është bërë operacion, detyrohet të ecë me ndihmën e patericave. Sezonin e kaluar, ai i bëri 24 paraqitje, duke i shënuar pesë gola para lëndimit.

(Kosova Sot Online)