Fiton miliona por vozit veturë të vitit 1997 – Fakte që nuk i keni ditur rreth Kawhi Leonard

  • 14 June 2019 - 18:26
Fiton miliona por vozit veturë të vitit 1997 – Fakte që nuk i keni ditur rreth Kawhi Leonard

Basketbollisti, Kawhi Leonard udhëhoqi këtë vit ekipin e Toronto Raptors drejt triumfit hisotrik, duke arritur të fitoj titullin e ‘NBA’.

Përkundër suksesit të madh dhe famës, Leonard njihet si njeri mjaft i thjeshtë që nuk i pëlqen të ekspozohet.

Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante rreth jetës së tij.

-Babai i tij u vra kur Leonard i kishte 16 vjeç.

-Ai është anëtari më i ri në familjen e tij. Kawhi ka katër motra më të mëdha.

-Në fëmijërinë e hershme prindërit i ishin divorcuar dhe Leonard jetonte me nënën e tij. Ndërsa me babain e tij takohej në një vend ku pastroheshin veturat.

-Babai i tij u vra me 18 janar të vitit 2008. Në ditën tjetër Leonard luajti basketboll me ekipin e tij të shkollës së mesme.

-Shumë pak i ekspozuar por, Kaëhi ka dy fëmijë me të dashurën e tij, Kishele Shipley. Ata i kanë mbajtur sa më larg syrit të kamerave.

-Në vitin e parë të shkollës së mesme, ai luajti futboll amerikan. Pastaj u transferua në basketboll.

-Në vitin 2011, ai draftua tek ekipi i NBA, Indiana Pacers, kur Kawhi ishte vetëm 19 vjeç. Por ai u transferua menjëherë në San Antonio Spurs.

-Tek Spurs ai arriti që të fitoj një titull të NBA dhe të shpallej ‘MVP’ i finaleve.

-Leonard ende e vozit një veturë të tipit ‘Chevrolet Tahoe’ të viti 1997. Kur ishte pyetur pse, ai ishte përgjigjur: “Ecën dhe nuk kushton asgjë.”

Kaëhi Leonard është shndërruar në një hero për të gjithë kanadezët. Toronto Raports për herë të parë në histori arritën ta fitonin titullin e ‘NBA’ dhe më meritori për këtë ishte Leonard.

Image

(Kosova Sot Online)