Nëna e Hazardit shpërtheu në lot gjatë prezantimit të djalit të saj në “Bernabeu”

  • 14 June 2019 - 18:29
Nëna e Hazardit shpërtheu në lot gjatë prezantimit të djalit të saj në “Bernabeu”

Nëna e Eden Hazard ka shpërthyer në lot në prezantimin e djalit të saj në “Santiago Bernabeu”, ku veshi për herë të parë fanellën e klubit të ëndrrave. Në një “Santiago Bernabeu” të mbushur si për ndonjë ndeshje të fortë Champions League, pasditen e enjte u bë prezantimi i blerjes më të bujshme të Real Madridit në afatin kalimtar të verës, belgut Eden Hazard.

Futbollisti, për të cilin “Los Blancos” derdhën mbi 100 milionë euro në arkat e Chelseas, zbriti në terrenin e stadiumit mitik madrilen, me bluzën e skuadrës së tij të re, të cilën nuk ngurroi ta puthë, duke ngritur në peshë entuziazmin e tifozërisë.

Më pas Hazard bëri një xhiro rreth fushës, duke shkelmuar dhjetëra topa në drejtim të tifozërisë madrilene, që e priti me entuziazëm dhe ovacione, “yllin” e ri të skuadrës, që pritët të shkëlqejë tashmë pikërisht në “Santiago Bernabeu”.

Familja e Hazard ishin shumë të emocionuar, i pranishëm ishte edhe vëllai i dytë, futbollisti i Borussia Dortmund, Thorgan Hazard. Më së shumti në prezantimin e Eden u emocionua nëna e futbollisti, e cila shpërtheu edhe në lot dhe vazhdimisht tre djemtë tjerë të saj u munduan ta ngushëllojnë, së bashku me babain e Hazard. 

(Kosova Sot Online)