Hazard mund ta marrë fanellën me numër 11 te Real Madridi

  • 14 June 2019 - 19:03
Hazard mund ta marrë fanellën me numër 11 te Real Madridi

Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Eden Hazard, ende nuk ka vendosur se cilin numër do ta mbajë në fanellën e Los Blancos.

Hazard u prezantuar të enjten mbrëma në Santiago Bernabeu para pak më shumë se 50 mijë tifozëve madrilen.

Ylli belg pritej të trashëgonte numrin 7 nga Mariano Diaz, por thuhet se ende ekziston mundësia që Hazard të marrë numrin 11.

Për momentin, ky numër mbahet nga Gareth Bale, megjithatë do të jetë i disponueshëm nëse ylli uellsian do të shitet këtë verë. 

Dje, për ceremoninë e nënshkrimit të Hazard, belgu u paraqit me një fanellë pa numër dhe kjo ka krijuar pasiguri tek tifozët.

Mesfushori pranoi gjatë prezantimit të tij se numri i tij ende nuk është vendosur, ndërsa tregoi se ia kërkoi numrin 10 Luka Modricit, por kroati e refuzoi.

(Kosova Sot Online)