Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares shqiptare ndërron skuadër

  • 14 qershor 2019 - 19:28
Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares shqiptare ndërron skuadër

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Besir Demiri ka ndryshuar skuadër teksa është transferuar te skuadra sllovake e Zilinës.

24-vjeçari i lindur në Shkup, i dha fund aventurës me ukrainasit e Marilupos, për të nisur një aventurë të re, teksa ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Zilinës.

Në të kaluarën Demiri është aktivizuar me Shkëndijën e Tetovës dhe Vardarin, ndërkohë që u grumbullua në ekipin Kombëtar nga trajneri Kristian Panuçi, por nuk ka arritur të debutojë ende në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë.

Futbollisti braktisi Maqedoninë e Veriut për Kombëtaren shqiptare, teksa pret me padurim momentin e debutimit.

Image

(Kosova Sot Online)